39 milionë njerëz të prekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Në botë infeksionet e reja janë rritur në 330,000 në ditë dhe rritja më shqetësuese po vihet re në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Të enjten SHBA regjistroi më shumë se 64,000 raste të reja me Covid-19, shifra më e lartë ditore që nga muaji korrik.

Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se në kontinent 1.000 persona në ditë po vdesin nga Covid-19 dhe se gjatë dhjetë ditëve të fundit janë diagnostikuar më shumë se një milion raste të reja me koronavirus.

Hans Kluge tha se ndikimi i sëmundjes këtë dimër mund të minimizohet në Evropë nëse vendosja e maskave rritet nga 60 për qind aktualisht në 95 për qind si dhe nëse distancimi fizik do të respektohej me përpikmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA u sugjeroi amerikanëve që t’i rimendojnë planet për ditën e Falënderimeve në fund të nëntorit, kur tradicionalisht shumë njerëz udhëtojnë duke përdor qendra të tej mbushura transporti, si stacionet e autobusëve, trenave, apo aeroportet, për t’u mbledhur me familjet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?