Emigrantët në Ceuta, Spanja akuzon Italinë/ Opozita kundër Melonit: Pezullimi i Shengenit i panevojshëm
Tensionet mes Madridit dhe Romës janë rritur para takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Brendshëm të BE-së për krizën e emigracionit në Ceuta.
Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares akuzoi qeverinë italiane se nuk ka treguar solidaritet evropian dhe e quajti qëndrimin e saj “të papërgjegjshëm”. Roma, nga ana tjetër, kundërshtoi akuzat duke deklaruar se situata e emigracionit në Itali është përmirësuar ndjeshëm.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kërkoi një përgjigje të përbashkët të BE-së për forcimin e kufijve të jashtëm dhe rritjen e kontrollit ndaj emigracionit të parregullt.
Kriza nisi pas hyrjes masive të emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle Ceuta. Italia dhe Danimarka kërkuan masa ndaj Spanjës, përfshirë edhe pezullimin nga Schengeni, por një veprim i tillë konsiderohet i pamundur ligjërisht.
Spanja pretendon se shumica e personave që hynë në Ceuta u kthyen shpejt në Marok, ndërsa debati vazhdon edhe për rolin e Rabatit dhe për menaxhimin e kufirit. Qeveria spanjolle kërkon hetim për ngjarjet, ndërsa opozitat në Itali kërkojnë që kryeministrja Giorgia Meloni të raportojë në Parlament për qëndrimin e qeverisë.
Çështja do të diskutohet në nivel evropian, ku vendet anëtare përpiqen të gjejnë një qëndrim të përbashkët për migracionin.
KOHA JONË SONDAZH

