Protestë edhe në Cërrik, qytetarët kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit

Qytetarët e Cërrikut zhvilluan këtë të hënë një protestë kundër reformës territoriale, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit të bashkisë me atë të Elbasanit. Banorët e qytetit, i cili është bashkia e dytë më e madhe për nga numri i popullsisë në qarkun e Elbasanit, kërkuan shpjegime mbi arsyet që kanë çuar në propozimin për shkrirjen e saj.

Gjatë protestës, qytetarët sollën në vëmendje edhe deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama, i cili e kishte përmendur Cërrikun si një shembull të mirë të qeverisjes vendore. Ata deklaruan se do të vijojnë protestat deri sa kërkesat e tyre të dëgjohen.

Protestuesit kërkuan gjithashtu që administrata vendore t’u bashkohet në mbrojtje të interesave të qytetit dhe të ruajtjes së bashkisë së Cërrikut. Në protestë morën pjesë edhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa qytetarët kërkuan reagim edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?