4-vjeçari bie nga ballkoni, e ëma përfundon në polici
Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga kati i dytë i apartamentit ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Iraklio të Greqisë, ndërsa bëhet e ditur se fëmija ishte me origjinë shqiptare.
Djali kishte marrë plagë të rënda në fytyrë dhe në trup, duke mos mundur të shpëtojë edhe pasi mori ndihmë në një spital të specializuar.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ai po luante i vetëm në ballkon ndërsa prindërit nuk ishin në shtëpi.
Policia ka arrestuar nënën e katër vjeçarit për neglizhencë të fëmijëve, ndërsa ajo e kishte marrë vesh lajmin përmes një telefonate të policisë.
KOHA JONË SONDAZH

