49 ditë vetëm në Oqeanin Paqësor, mbijeton adoleshenti

Një adoleshent ka mbijetuar 49 ditë vetëm në një varkë në Oqeanin Paqësor.

Ai mbeti në oqean pasi varka e tij e peshkimit u lëviz në drejtim të pacaktuar nga erërat e forta.

19-vjeçari indonezian arriti që të mbijetojë nga uji i detit pasi varka u shty nga erërat 2.698 km.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aldi Novel Adilang e kishte ankoruar varkën 125 km larg bregut të North Sulaëesi dhe mbahej në det me një litar të gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por gjatë erërave të forta më 14 korrik, varka u shty drejt detit.

Në atë pikë, adoleshenti ishte i bllokuar dhe kishte vetëm pak furnizim me ujë, ushqim, gaz dhe lëndë djegëse.

19-vjeçari kishte ushqim me vete për 7 javë të plota ndërsa pinte ujë nga rrogat e lagura nga dallgët e detit.

Pas 49 ditësh më në fund ai arriti që të rregullojë radion e tij dhe të dërgonte sinjale për shpëtim.

Ekuipazhi i një anije pranë Arpeggio, me flamurin e Panamasë, morën të riun nga ujërat e Guam.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?