5 vite burg, profesori kërkonte seks në këmbim të provimeve
Angelo Scala është dënuar me 5 vite burg 6 muaj dhe 20 ditë. Profesori akuzohet nga Prokuroria Publike e Napolit se kishte pyetur shumë studentë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të kalimit në provim.
Ngjarja ka ndodhur midis pranverës së vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, kur Scala ishte profesor në departamentin e Jurisprudenca e Universitetit Federico II. Sipas hetuesve të policisë, para se të mbaheshin datat e provimeve, takime paraprake mes profesorit dhe studentëve, bëheshin edhe jashtë Universitetit.
Gjyqtari refuzoi kërkesën për pagesë të përkohshme prej 20 mijë eurosh të bërë nga Universiteti Federico II pas padisë civile në gjykim.
KOHA JONË SONDAZH

