6 të vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm me armë në Kaliforni

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat e armëve në qendër të qytetit të Sacramento të Kalifornisë në SHBA.

Mediat raportojnë për njerëz që largohen në panik pasi të shtëna armësh automatike shpërthyen në një zonë të mbushur me restorante dhe bare. Ambulanca të shumta u dërguan në zonë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje se cilët janë autorët e kësaj masakre dhe motivet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju lutemi shmangni zonën pasi ngjarja mbetet aktive”, tha policia në një deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?