60-vjeçari që njihet si “truri i Putinit” dhe babai i “Rusisë së Madhe”
Disa e quajnë si “udhërrëfyesi shpirtëror i Putinit”, por disa thonë se Aleksandër Duginin si person që qëndron pranë Kremlinit për përfitime personale. Ndikimi i tij në elitat qeverisëse ruse konsiderohet i madh, si një nga ideologët nacionalistë më të njohur të Rusisë.
Intelektuali, babai ideologjik i “Rusisë së Madhe” dhe Euroazianizmit, i cili do Moskën si qendër të një perandorie rivale të Perëndimit, Dugin u bë i famshëm në vitin 1996 me librin e tij “Themelet e gjeopolitikës: e ardhmja gjeopolitike e Rusisë”.
Me retorikë të qartë antiperëndimore, Dugin i bëri thirrje Rusisë që të riformësojë ndikimin e saj përmes aneksimeve dhe aleancave, duke kundërshtuar pavarësinë e Ukrainës.
I lindur në vitin 1962 në një familje ushtarake të rangut të lartë dhe që ka përjetuar rënien e Bashkimit Sovjetik, Dugin i përket filozofëve që kujtojnë të kaluarën dinamike dhe të lavdishme, për të interpretuar dështimet e së tashmes.

KOHA JONË SONDAZH

