Aeroplani ngec keq në tela, pasagjerët mbesin të varur në ajër
Dy pasagjerë kanë mbetur pezull në ajër pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin mbeti i ngatërruar në tela. Aeroplani Bat Hawl u përplas me një kabllo metalik në Afrikën e Jugut ku i ngeci edhe helika.
Pas incidentit të rrezikshëm, piloti Peter dhe bashkëshortja e tij Mary, të dy rreth të gjashtëdhjetave, mbetën të varur në lartësinë 100 metra.
Të mbetur pezull në ajër, çifti i bashkëshortëve u shpëtua në mënyrë spektakolare nga një udhërrëfyes në mal. 51-vjeçari, Rob Thomas u ngjit në tela dhe arriti të shpëtojë çiftin duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Thomas fluturoi me avion rreth zonës dhe më pas realizoi një operacion shpëtimi nga lart. Ai u ul në kabinën e aeroplanit, hapi derën dhe nxori jashtë Peter e Maryn.
KOHA JONË SONDAZH

