Akrepi futet në pelenën e foshnjës dhe e pickon 7 herë
Një foshnjë e sapolindur, shpëtoi mrekullisht pasi u pickua shtatë herë nga një akrep jeshil.
Akrepi ishte futur në pelenën e vogëlushes braziliane Maria Sofia Ferreira. Fatmirësisht nëna e saj, Fernanda 25 vjeçe, kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte, duke e çuar në spital.
Mjekët thanë se e mitura arriti të shpëtojë vetëm sepse i ishin injektuar shumë doza antidoti në periudhën e dy orëve.
“E shihja të zbehtë, nuk pranonte të pinte dhe me zor mbushej me frymë. Mendova se ishte bllokuar dhe as që ma merrte mendja që një akrep mund të ishte fshehur në pelenën e saj”, tha nëna për mediat vendase.
KOHA JONË SONDAZH

