Aktivistët bllokojnë centralin gjerman – Ndalojnë për dy ditë punën e “burimit më të madh të CO2 në Europë”

Aktivistët e ndryshimeve klimatike në Gjermani kanë bllokuar furnizimin e një prej stacioneve energjetike pranë qytetin të Këln, në shenjë proteste kundër “burimit më të madh të dioksidit të karbonit në Europë”.

Qindra protestues paqësorë u ulën në shinat e trenit që të çon në stacionin energjetik që operohen nga kompani gjermane RWE. Kathrin Hennenberger, që është edhe zëdhënese e grupit të aktivistëve tha për Reuters se, qëllimi i tyre është t`i jepet fund centraleve që punojnë me qymyr, duke përdorur si mjet bllokimin e rrugës së transportit të qymyrit. Kjo është edhe arsyeja se përse ata kanë bllokuar shinat e trenit.

Një studim i vitit 2008 i Universitetit të Stanford tregonte se, ndryshimet klimatike si rrjedhojë e dyoksidit të karbonit nga centralet e prodhimit të energjisë elektrike si dhe ai që emetohet nga makinat janë shkaktarë të qindra vdekjeve të parakohshme në Shtetet e Bashkuara çdo vit, për dekada me radhë. Një pjesë e madhe e vendeve kryesore europiane vazhdojnë të përdorin qymyrin si burimin kryesor të energjisë elektrike për konsum të gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?