Akuza për sulm seksual ndaj kandidatit të Trump për gjyqtar

Problemet nuk kanë të sosur për kandidatin e presidentit Trump për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh. Pasi u akuzua vetëm pak ditë përpara zgjedhjes së tij për sulm seksual, një akuzë e dytë i bashkëngjitet të parës, edhe kësaj here për ngacmim seksual.

Deborah Ramirez, një ish-bashkë studente e Kavanugh në universitetin e Yale ka dhënë disa detaje në lidhje me akuzën e saj. Ajo pretendon se Kavanaugh i ka ekspozuar organin gjenital gjatë një feste, duke nxitur kontakt fizik pa pëlqimin e saj.

Gjykatësi i preferuar i presidentit amerikan i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato si tentativa për njollosje. Ndërkohë, gruaja e cila lëshoi akuzën e parë për sulm seksual, Kristine Blasey Ford, ka pranuar të dëshmojë gjatë kësaj jave përpara komisionit të senatit për ngjarjen që ajo pretendon se ka ndodhur në vitin 1982.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konfirmimi i çdo gjykatësi për Gjykatën e Lartë është jetike pasi nëntë anëtarët e saj japin vendimin final për ligje mjaft të rëndësishme që kanë ndikim në jetën publike amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë emërimi i Kavaugh është lënë në pritje deri në seancën dëgjimore për dëshminë e akuzës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?