Amerikë/ Një person tenton të futet me makinë në Kapitol, më pas vret veten

Një incident me një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e së dielës pranë Kapitolit në Uashington. Një person tentoi të futet me makinë në Kapitol, ndërsa u përplas me barrikadat.

Ai doli nga makina i armatosur e nisi të qëllojë me armë në ajër para se të qëllonte për vdekje veten. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar nga kjo ngjarje.

“Nuk ka të dhëna se autori kishte si shënjestër ndonjë person të caktuar nga Kongresi. Hetuesit janë duke shqyrtuar të shkuarën e autorit, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje”, tha policia në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?