Angela Merkel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush kancelarja gjermane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot feston ditëlindjen. Ajo mbush plot 65-vjeç.

Megjithatë, viti i fundit për Merkel nuk ka qënë i mirë në aspektin e shëndetit, nisur edhe nga ngjarjet e reflektuara në publik.

Tri herë ajo shfaqej duke u dridhur në mënyrë të pazakontë në takimet zyrtare. Megjithë spekulimet për shëndetin e saj, ajo synon të qëndrojë në krye të postit deri në fund të mandatit në vitin 2021. Vazhdimisht, përfaqësuesit e qeverisë Merkel kanë konfirmuar se ajo nuk ka probleme serioze me shëndetin dhe se është mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si një “gjermane” e vërtetë, Merkel e kalon këtë ditë në punë, ashtu si edhe herët e shkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ajo feston ditëlindjen e saj ashtu siç pritet, pa ekzaltime dhe në punë”, i shkruan ministrja e Bujqësisë, Julia Kloeckner.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?