Anija e mbytur në Danub, nis operacioni për ngritjen e saj nga uji

Grupet e shpëtimit kanë nisur operacionin për të sjellë në sipërfaqe varkën e mbytur me turistë pak javë më parë në lumin Danub të Budapestit.

Varka “The Mermaid” kishte ne bordin e saj turistë nga Korea e Jugut kur u përplas me një anije kroçerë.

Si rezultat i këtij incidenti ndërruan jetë 20 persona dhe 8 të tjerë janë shpallur të humbur. Kërkimet janë penguar për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e shiut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në imazhet e publikuara në media tregohet sesi vinçi lundrues përpiqet ta nxjerrë varkën ngadalë në sipërfaqe. Përpara se varka të ngrihet plotësisht, polumbarët do të kërkojnë nëse ka mbetur i bllokuar ndonjë trup poshtë saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas aksidentit shtatë persona mundën të shpëtoheshin dhe shtatë trupat e parë u gjetën shpejt, por shumë nga ata që ishin në bordin e ‘Mermaid’ u zhdukën. Trupat e viktimave të tjerë u gjetën në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?