Anthony Albanese zgjidhet kryeministër i Australisë

Anthony Albanese do të jetë kryeministri i ardhshëm i Australisë pasi udhëhoqi Partinë Laburiste drejt fitores së parë zgjedhore në pothuajse një dekade.

Një nga politikanët më jetëgjatë të vendit, ai u premtoi votuesve “ndryshim të sigurt” ndërsa punonte për të larguar koalicionin konservator Liberal-Nacional ,i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013.

59-vjeçari me origjinë italiane arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për të rikthyer Partinë Laburiste në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri aktual Scot Morison pranoi humbjen e tij ndaj Albanese duke e uruar atë për suksesin e tij zgjedhor teksa e përshkroi situatën në vend si koha e trazirave të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

59-vjeçari Albanese është rritur në banesa sociale vetëm me nënën e tij që si burim kryesor të të ardhurave kishte vetëm pensionin e saj të invaliditetit.

Deri në moshën 15-vjeçare Albanese e dinte se babai i tij kishte humbur jetën përpara se ai të lindte , por më pas mësoi të vërtetën se mamaja e tij kishte ngelur shtatzënë me një burrë të martuar që jetonte në Europë.

Tri dekada më vonë ai udhëtoi për në Itali për t’u takuar me babain e tij Carlo Albanese dhe vëllezërit e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?