Armë të ndaluara/Armenia: Azerbaixhani përdor bomba fosfori të bardhë

Ministria e mbrojtjes së Armenisë, raportonte dje se ushtria e Azerbaixhanit ka përdorur municione me fosfor të bardhë, i ndaluar ndërkombërtarisht, në disa nga sulmet në republikën e Artsakh (e njohur si Nagorno-Karabak).

“Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe konventës së Gjenevës”, shkruante ministria në deklaratën e saj. Ushtria armene dhe disa media shpërndanin video ku dukej përdorimi i municioneve të ndaluara zjarrvënëse.

Konventa Ndërkombëtare e armëve konvencionale ndalon përdorimin e armëve zjarrvënëse në zonat civile dhe ky armatim mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje. Ministria e mbrojtjes së Azerbaixhanti i quajti raportimet “të pabaza” duke shtuar se nuk zotëron armë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Azerbaixhani ka nisur një fushatë ushtarake për të marrë kontrollin e krahinës së populluar me armenë, brenda territorit të tij Nagorno-Karabakh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?