‘Armikja’ republikane e Donald Trump humb zgjedhjet në shtetin e Wyoming

Votuesit në shtetin amerikan të Wyoming kanë rrëzuar kongresmenen Liz Cheney, një kritike në radhët e republikanëve ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Ajo është mposhtur nga një politikane dhe kandidate e re, e mbështetur nga Trump, Harriet Hageman.

Cheney ishte një nga dy anëtarët e vetëm të partisë së saj që iu bashkua komitetit të Kongresit që hetonte përpjekjet e Trump-it për t’u kapur në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kongresmenja me tre mandate ishte dikur një yll republikan në rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të 10 republikanët që votuan për të fajësuar Trump pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA në janar të vitit të kaluar, janë shënjestruar në një fushatë të cilësuar si hakmarrëse.

Deri më tani, katër prej tyre janë larguar nga politika dhe katër të tjerë janë mundur nga kandidatët e Trump të zgjedhur në votimet paraprake në shtetet e Wyoming, Washington, Michigan dhe South Carolina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?