Arratiset nga burgu me helikopter, i tmerrshmi i Europës rrëfen nga ku frymëzohej

Rédoine Faïd po kërkohej nga autoritetet franceze prej shumë kohësh, por në orët e para të ditës së sotme është vënë në pranga të policisë.

Faïd arriti të bënte një arratisje spektakolare nga qelia e burgut me helikopter.

Nicole Belloubet, ministri francez i Drejtësisë tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne do ta vendosim atë në një strukturë të sigurisë së lartë ku do të mbikëqyret nga shumë afër”.
Arrestimi erdhi disa orë pasi ministri i brendshëm Gérard Collomb – zyrtari i lartë i zbatimit të ligjit të vendit dha dorëheqjen, pas një përplasje me presidentin Emmanuel Macron. Ministria e Brendshme do të drejtohet përkohësisht nga kryeministri Édouard Philippe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rédoine Faïd, ka lindur në vitin 1972, ai u rrit në Creil. Në vitet 1990 ai drejtoi një bandë të përfshirë në grabitje të armatosura. Ai ka thënë se filmat e Hollivudit, të tilla si trilleri Al Pacino Scarface, frymëzuan stilin e tij të jetesës dhe disa nga skemat e tij.

Gjatë një grabitje në vitin 1997 të një fugoni sigurie, Faïd dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën maskat e portierit të hokejit që luhet në akull, duke imituar banda e Robert de Niros në filmin ‘Heat’.

Ai më vonë tha se e kishte parë atë film “qindra herë” në DVD dhe një herë i tha drejtorit të filmit, Michael Mann, në një festival të filmit të Parisit:

Ti ishe këshilltarin im teknik”.

Fama e tij u ndihmua nga një libër që shkroi në vitin 2009, ku përshkruante ditët e tij të rinisë në rrugët e Parisit dhe jetën e tij si një kriminel profesionist. Pas kësaj midis policisë franceze ai fitoi pseudonimin “L’Écrivain” ose “shkrimtari”. Cikli i burgimit dhe ikjes së Faidit filloi me arrestimin e tij në vitin 1998 për grabitje të armatosura dhe vjedhje të bankave. Në vitin 2009 ai u lirua me kusht, duke u betuar se ai ishte një njeri i ndryshuar, por deri në vitin 2011, shkeli kushtet e tij të lirimit dhe u kthye sërish prapa hekurave.

Në vitin 2013, ai u arratis nga një burg pranë Lille, duke përdorur eksplozivë për të shpërthyer pesë dyert e burgut, duke mbajtur peng rojet. Në vitin 2017, Faid u dënua me 10 vjet burg për arratisje nga burgu. Atij ju dhanë edhe 18 vjet për udhëheqjen e grabitjes së vitit 2010. Në vitin 2018, pas një apelimi të dështuar, Faidit iu dha një dënim më i rëndë, prej 25 vjetësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?