Autoritetet përdorin teknologjinë autoritare
Në udhëheqjen e Vladimir Putin, thotë CNN, Kremlini ka aprovuar masa për krijimin e një “interneti sovran”, i pathyeshëm nga pjesa tjetër e botës. Pajisja teknologjike e reklamuar më shumë për luftën kundër koronavirusit në botë është sistemi i njohjes së fytyrës. I prezantuar në fillim të vitit ai nxiti reagime të ashpra në publik, me aktivistët qe ngritën padi ndaj survejimit të paligjshëm.
Sipas raportimeve në mediat ruse, disa prej shkelësve të pretenduar, kishin qenë jashtë për më pak se gjysmë minuti para se të filmoheshin nga kamerat.
Sistemi është përdorur gjithashtu për analizimin e lidhjeve sociale të atyre që kanë ose dyshohet të kenë koronavirus. Kryebashkiaku i Moskës shpjegon në faqen e tij zyrtare se si kishin gjurmuar një shtetase të ardhur nga Pekini, duke mbledhur të dhëna për të gjithë personat me të cilët kishte pasur kontakte, nga tasksiti që e solli në shtëpi e deri tek 600 fqinjët që banonin në godinë.
KOHA JONË SONDAZH

