Autoritetet ukrainase: 20 raketa u lansuan nga Bjellorusia

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas i Forcave të Armatosura njoftoi herët në mëngjes, duke cituar burime bjelloruse, se më shumë se 20 raketa u lëshuan nga Bjellorusia në drejtim të Ukrainës.

“Në një periudhë prej një ore të sotme, sipas informacioneve nga burime bjelloruse, më shumë se 20 raketa janë lëshuar nga Bjellorusia. Deri më tani dimë se nëntë raketa goditën zonën e Honcharivska në rajonin e Chernihiv”, njoftoi ushtria ukrainase.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima, njoftoi ushtria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ukrainasit po përpiqen të çlirojnë Kherson, një nga qytetet më të rëndësishme për Moskën
Gjithashtu forcat ruse lëshuan raketa herët këtë mëngjes në infrastrukturën në Vyshigorod, në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sirenat e sulmit ajror kanë rënë në Kiev dhe autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të mos largohen nga strehimoret.

Ndryshe, forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin qytetin e Khersonit, i cili është ndër kryesorët për Moskën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?