Avioni i vogël bën ulje emergjente në një autostradë në Slloveni
Një aeroplan i vogël me dy pasagjerë ka bërë ulje emergjente sot në autostradën afër qytetit të Brezjes në Slloveni, ku sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar.
Aeroplan i vogël ka bërë ulje emergjente në rrugën kryesore afër Brezjes në drejtim të Jesenicës. Vendi i uljes së detyruar të aeroplanit në autostradë po sigurohet nga policia ku janë shkaktuar edhe bllokime trafiku.
Një regjistrim i bisedës mes pilotit dhe kullës së kontrollit, dëshmon se ka pasur një problem me motorin.




KOHA JONË SONDAZH

