Banon dhe udhëtimi i tij nëpër Europë: “Eksperimenti” italian do të ndryshjë politikën globale

Ish-strategjisti i Shtëpisë së Bardhë, Steve Banon, e sheh Italinë si qendër të university politik. Banon është në një tur nëpër Europë, gjatë të cilit vijon të mbështesë partitë populiste.

Duke folur për Politico, ish-ndihmësi i presidentit Donald Trump e ka cilësuar koalicionin Lega-5 Yjet si një “eksperiment, që nëse funksionon do të ndryshojë politikën e globit”.

Banon ndodhet në Europë me synimin për të forcuar fondacionin me bazë në Bruksel, “The Movement”, i cili do të koordinojë dhe këshillojë partitë e djathta para fushatës së zgjedhjeve europiane të pranverës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banon thotë se qeveria italiane është një eksperiment i bashkimit të së majtës me të djathtën. “Një parti populiste me tendenca nacionaliste si 5 Yjet dhe një parti nacionaliste me tendenca populiste si Lega … Është imperative që kjo të funksionojë, sepse tregon një model për demokracitë industriale nga SHBA-ja në Azi”, ka thënë Banon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Matteo Salvini i Lega-s, që mban postin e ministrit të Brendshëm, i është bashkuar Lëvizjes (The Movement), ndërsa gjatë qëndrimit në Romë, Banon ka takuar edhe liderin e Lëvizjes 5 Yjet, Luigi di Maio. Sipas burimeve pranë takimit, ata kanë pasur një dialog kontruktiv, por Lëvizja 5 Yjet nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet këtij projekti.

Pasiguria ka të bëjë me ndikimin që mund të ketë një lëvizje e tillë te baza e partisë. Lëvizja 5 Yjet konsiderohet si parti populiste e majtë dhe një përfshirje e mundshme në këtë lëvizje do ta tjetërsonte bazën, duke ndikuar me shumë gjasa edhe në rezultate. Ndërkohë, Bannon është në bisedime edhe me AfD-në e djathtë në Gjermani, Bashkimin Kombëtar të Marinë Le Pen në Francë dhe partinë nacionaliste Fidesz në Hungari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?