Beograd, rrëzohet helikopteri, 7 të vdekur

Një helikopter ushtarak është rrëzuar mbrëmjen e 13 marsit pranë aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd. Helikopteri po transportonte një fëmijë të sëmurë vetëm 5 ditësh.Ministria e Mbrojtjes konfirmoi sot paradite se 7 personat që ishin në helikopter, mes tyre dhe foshnja e mitur humbën jetën.

Viktimat janë 2 pilotë, 2 teknikë, 2 infermierë nga Novi Pazar dhe foshnja. Policia ushtarake ka nisur hetimet por një nga shkaqet mund të jetë edhe moti i keq. Në mesditë ministria e Mbrojtjes pritet të dalë me një deklaratë në lidhje me këtë aksident të rëndë ajror.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?