Bie nga kati i gjashtë i spitalit, ndërron jetë bosi i naftës ruse

Vdes në rrethana misterioze një nga oligarkët e mëdhenj të naftës në Rusi. Drejtuesi i prodhuesit të dytë më të madh të naftës në Rusi, Lukoil, Ravil Maganov, ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga dritarja e katit të gjashtë në një spital të Moskës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, oligarku rus po trajtohej në katin e gjashtë të një klinike qendrore në rrugën, Marshala Timoshenko, shkruan Reuters.

Sakaq nuk dihen ende rrethanat e incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maganov mori pozicionin e zëvendëspresidentit ekzekutiv për Eksplorimin dhe Prodhimin në Lukoil në 2006.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj, ai ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar i naftës dhe gazit në Federatën Ruse.

Ndër nderimet që ai ka marrë ishte edhe Çmimi i Qeverisë së Federatës Ruse për Shkencën dhe Inxhinierinë.

Ravil #Maganov, head of the Board of Directors and Vice President of #LUKOIL, died after falling out of a hospital window.

Ravil Maganov was the brother of Nail Maganov, the CEO of #Russia‘s largest oil company, Tatneft. pic.twitter.com/BLA4dUBfZr

— NEXTA (@nexta_tv) September 1, 2022

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?