Bitcoin rikthehet në titujt kryesorë – Kalon $9,000 prej lajmërimeve mbi kriptovalutën e Facebook

Bitcoin kaloi nivelin prej 9,000 dollarë në nisje të javës, duke marrë nxitje nga raportimet se Facebook pritet të prezantojë së shpejti kriptovalutën e vetë. Monedha më popullore dixhitale preku 9,381 dollarë, sipas indeksit të CoinDesk. Hera e fundit që Bitcoin ka kaluar 9,000 dollarë ishte në Maj 2018. Që prej nisjes së këtij viti, monedha është rritur me 140%.

Niveli më i lartë vjetor vjen prej lajmërimeve të Facebook se pritet të nxjerrë në treg monedhën e vetë.  Shumë portale mediatike kanë publikuar detajet, duke bërë të ditur se Facebook mund të paguajë punonjësit me kriptovalutën e re.  Bitcoin ka bërë një kthesë në vitin 2019, pas një performance të mjerë në 2018-ën, ku ra me 70%.

Ekspertët thonë se përfshirja e kompanive të mëdha si Facebook dhe AT&T në hapësirën e kriptovalutave,  po ndihmon me humorin e investitorëve, pasi i jep pak legjitimitet industrisë që është pllakosur prej kohësh nga aktiviteti i jashtëligjshëm,  spekulimet dhe mbikqyrjet rregullatore. AT&T bëri të ditur muajin e kaluar se do të nisë të pranojë pagesa në kriptovaluat, nëpërmjet një partneriteti me BitPay.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?