Biznesmeni torturohet për vdekje, relaksohej me të dashurën
Një biznesmen i njohur si “mbreti i salçiçeve” në Rusi, është qëlluar dhe torturuar për vdekje, teksa relaksohej në shtëpinë e tij me të dashurën. 54-vjeçari Vladimir Marugov u vra sot në pronën e tij të gjerë 30 km në perëndim të Moskës, ku ai po qëndronte me të dashurën Sabina Gaziyeva, 36-vjeç.
Çifti ishin lidhur nga sulmuesit të cilët kërkonin para, teksa Sabina kishte mundur të arratisej nga një dritare dhe të njoftonte policinë nga një shtëpi fqinje. Biznesmeni ishte torturuar për rreth një orë teksa sulmuesit kërkonin informacione prej tij, sipas raportimeve vendase.
Kur policia mbërriti në skenë, ai kishte vdekur nga gjakderdhja dhe disa plagë të dukshme në kurriz e shpatull. Policia sekuestroi një veturë Citroen dhe një hark, pasi sulmuesit ishin larguar në këmbë nëpër pyll. Autoritetet hetuese thanë se sulmuesit kishin kërkuar që Marugov të dorëzonte paratë që mbante në shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

