Boris Johnson do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?

Boris Johnson po përflitet se do të jetë Skeretari i Përgjithshë i ardhshëm i NATO-s. Kryeministri mund të marrë këtë rol nëse Jens Stoltenberg tërhiqet në shtator të vitit të ardhshëm, raporton “The Telegraph”.

Një kandidat britanik besohet të jetë i favorizuar për këtë rol për shkak të “mosbesimit të SHBA-së ndaj çdo figure të Bashkimit Evropian që do të marrë postin, duke pasur parasysh sugjerimet e përsëritura të planeve për një ushtri të re të BE-së”.

Britania është gjithashtu e besuar nga shtetet baltike dhe Johnson ka fituar pikë në arenën ndërkombëtarë për ndihmën e dhënë në ndërtimin e koalicionit kundër liderit rus Vladimir Putinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Richard Drax, një anëtar i lartë konservator i Komitetit të Përzgjedhur të mbrojtjes, tha se do të mbështeste kryeministrin për rolin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo britanik i shquar do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer. Nëse vërtet kjo është ajo që Boris Johnson dëshiron të shkojë dhe të bëjë, sigurisht që unë do ta mbështes këtë”, tha ai për “The Telegraph”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?