Boris Johnson filmohet në një supermarket në Greqi (VIDEO)
Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po kalon disa ditë pushimi në Greqi.
Në video të siguruara nga “protothema.gr”, Johnson është filmuar në një supermarket të Nea Makri teksa po bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.
Prania e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që ndodheshin në market, ndërsa Boris Johnson u ka buzëqeshur dhe i ka përshëndetur miqësisht me dorë.
Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe se ata kanë një shtëpi të mrekullueshme fshati në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.

KOHA JONË SONDAZH

