Borissov në kërkim të koalicionit, fton kundërshtarët: Nuk dua të bëhem kryeministër

Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së cilit ka dalë e para në zgjedhjet e fundit, fton kundërshtarët e tij politikë për bisedime për formimin e qeverisë së re. Duke folur me gazetarët në selinë e partisë së tij, Borissov tha se nuk dëshiron të bëhet kryeministër, as ministër apo deputet i Parlamentit.

“Tani nuk është koha e duhur për dominim, por për arritjen e unitetit”, tha Borissov, duke shtuar se rreth 80 për qind e bullgarëve dëshirojnë që të formohet një Qeveri e re dhe jo të mbahen sërish zgjedhjet.

Po ashtu Borissov tha se çështja më e rëndësishme në këto bisedime është që të përcaktohet se kush e mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, dhe kush është kundër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Borissov ka udhëhequr tri qeveri në periudhën 2009-2021. Reputacioni i tij u dëmtua nga pretendimet për korrupsion, lidhje me oligarkët dhe shtypjen e lirisë së mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?