Brazil, kandidati Ciro Gomes i nënshtrohet një operacioni

Ciro Gomes, kandidati për president i Partisë Demokratike Laburiste braziliane, i është nënshtruar dje të mbrëmje një ndërhyrjeje kirurgjikale në prostat në San Paolo.

Lajmin e bën të ditur stafi i tij elektoral në një deklaratë për shtyp. “Dje Gomes (60 vjeç) ishte në një takim elektoral në Baixada Fluminense, në Rio de Janeiro, kur është ndjerë keq. Ai është transferuar në San Paolo dhe është shtruar në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje në prostatë, thuhet në komunikatë. Ndërhyrja ka qenë e suksesshme vazhdon deklarata dhe kandidati Gomes mund të vazhdojë aktivitetin elektoral”.

Sondazhet për turin e parë presidencial të 7 tetorit i japin Gomes vendin e tretë, rreth 11% të votave, pas Jair Bolsonaro i (ekstremit të djathtë) dhe Fernando Haddad, trashëgimtari politik i ish presidentit Lula de Silva.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?