Britania kërcënon Rusinë: Respektoni rregullat ose…

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt paralajmëroi Rusinë se do të paguante një çmim të lartë për veprimet e saj, nëse përpiqet të frikësojë Britaninë dhe shkel rregullat ndërkombëtare.

Britania ka akuzuar dy persona, që sipas saj janë oficerë të Shërbimi të inteligjencës ushtarake ruse, (GRU) për sulmin me agjent nervor ushtarak ndaj një ish-agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Britani.

“Nën udhëheqjen e konservatorëve, Britania ka një mesazh të thjeshtë për Kremlinin: Nëse përpiqeni ta frikësoni këtë vend, nëse përdorni armë kimike, nëse nuk respektoni rregullat ndërkombëtare, çmimi do të jetë gjithmonë shumë i lartë”, tha Hunt Konferencën vjetore të Partisë Konservatore. Ai tha gjithashtu se Britania do ta ngushtojë rrjetën ndaj veprimeve të “GRU”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?