Britania, s’ia del dot me shpenzimet – Hammond po përgatitet të japë dorëheqjen prej premtimeve të May

Ministri britanik i Financave,  Philip Hammond, po përgatitet të japë dorëheqjen prej planit të shpenzimeve të Theresa May,  sipas burimeve të agjencisë britanike “Press Association”. Burimet e Qeverisë bënë të ditur se tensionet mes Thesarit dhe zyrës së Kryeministres,  kanë arritur kulmin prej planit të shpenzimeve të Theresa May.

Premtimi i May për të shpenzuar mbi 9 miliardë pound çdo vit për edukim, përfshirë ndërtimin e shkollave të reja dhe rritja e pagave të mësuesve, ka shtuar tensionet. Ministri Hammond e kundërshton planin dhe është i përgatitur për të dhënë dorëheqjen,  çka do të ishte një lëvizje e jashtëzakonshme  vetëm pak javë përpara se Theresa May të japë dorëheqjen.

Qeveria britanike  po i kërkon Philip Hammond që të financojë këto shpenzime nga arka prej 26.6 miliardë dollarë që ai ka caktuar për skenarin e Brexit pa marrëveshje.  Theresa May dha dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore më 7 Qershor, por tha se do të qëndrojë Kryeministre deri sa gara e lidershipit të përfundojë. Boris Johnson,  ish kryebashkiaku i Londrës dhe ministër i Jashtëm, ndodhet në krye të garës për t’u bërë lideri i partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?