Burri hedh gruan shtatzënë nga 34 m lartësi, i dha një puthje përpara aktit

Një burrë nga Kina është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë shtyrë bashkëshorten e tij shtazënë nga një shkëmb dhe dyshimet e autoriteteve atje janë ngritur mbi mundësinë se atentatori ka dashur që të trashëgonte pasurinë e saj.

Si pasojë e rënies, Wang pësoi fraktura në krahun e majtë, në qafë dhe tek të dy gjunjët, por fatmirësisht edhe e ëma edhe foshnja tre muajshe në barkun e saj kanë shpëtuar. 32-vjeçarja Wang Nan, e cila është 3-muajshe shtatzënë, i mbijetoi rënjes nga 34 metra lartësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenti ka ndodhur në Parkun Kombëtar Pha Taem në provincën Ubon Ratchathani ndërkohë që çifti ndodheshin aty me pushime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Incidenti fillimisht u trajtua si aksident, ndërsa dyshja u thanë policëve se gruas i ra të fikët dhe u rrëzua.

Por, pasi bashkëshorti i saj nuk ishte në dhomë, Nan u tha policëve dhe ai e kishte shtyrë me qëllim për të trashëguar pasurinë e saj prej 2.5 milion paundësh që të paguante borxhet.

Por ajo çfarë i ka habitur disa prej atyre që kanë dëgjuar rrëfimin e Nan është fakti se ajo ka treguar se para se bashkëshorti ta shtynte, ai i kishte dhënë një puthje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?