Çfarë janë “Corona-Bonds”? Pse disa vende kanë frikë t’i bashkohen këtij instrumenti të ri financiar

Presioni po shtohet në Europë për gjetjen e mënyrave të minimizimit të goditjes së COVID-19 ndërsa kontinenti është bërë epiqendra e virusit.

9 vende europiane, mes tyre Italia, u kanë bërë apel homologëve të tyre për të emetuar ato që njihen si “Corona Bonds”. Ato janë një instrument i ri borxhi që synon të kombinojë letrat me vlerë nga vende të ndryshme dhe të krijojë në këtë mënyrë fonde të reja për të mbështetur ekonominë.

Kjo është një çështje që ka krijuar ndasi mes 27 anëtarëve të Bashkimit Europian. Kundërshtarë janë  vende me politikë konservatore si Gjermania, Holanda apo Austria që shpesh refuzojnë të bashkohen me vende si Italia, Greqia apo Portugalia që kanë probleme të theksuara borxhi e që kanë rrezikuar falimentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kushtet kur gjithçka është bllokuar, krerët e 9 shteteve apelojnë që të punohet mbi një instrument borxhi të përbashkët të emetuar nga institucionet europiane në mënyrë që të  mblidhen fonde nga tregjet dhe përfitimet më pas të jepen për të gjitha vendet anëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është hera e parë që bëhen diskutime të ngjashme. Edhe në vitin 2011 vendet europiane bënë diskutime për përballimin e krizës përmes këtij instrumenti, megjithatë disa vende u shprehën  kundër sepse e shihnin  si të rrezikshme të bashkonin borxhet e tyre me vende që dukeshin se kishin rrezik falimenti.

Dhe COVID-19 ka rikthyer në sipërfaqe debatin për bonot europiane duke qenë se Europa po përballet me një ‘shock’ të paprecedentë financiar.

Tani për tani, diskutimi ka nisur por deri në një vendimmarrje konkrete, duket se do të duhet të presim që 27 vendet të bien dakord.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?