Çfarë po ndodh? Koreja Veriore lëshon raketë balistike mbi Japoni
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në atë që shihet si përshkallëzim i qëllimshëm për të marrë vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.
Raketa balistike ka udhëtuar rreth 4.500 kilometra, para se të binte në Oqeanin Paqësor.
Kjo largësi është e mjaftueshme për të qëlluar rajonin amerikan, Guam, nëse raketa do të merrte trajektore tjetër.
Kjo është hera e parë, prej vitit 2017, që një raketë verikoreane udhëton mbi Japoni.
Lëshimi i raketës ka detyruar Japoninë të lëshojë alarm për disa qytetarë që të strehohen.
Kombet e Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike dhe atyre bërthamore.
Testimi i një rakete nga Koreja e Veriut më 11 janar 2021.
KOHA JONË SONDAZH

