FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Danimarka i përgjigjet flakë për flakë Moskës

Danimarka i është përgjigjur flakë për flakë Rusisë, duke i quajtur “të papranueshme” deklaratat e të dërguarit të Rusisë në Danimarkë, se bashkimi i danezëve në mburojën raketore të NATo-s do i shndërronte luftanijet daneze në “shënjestra për raketat bërthamore ruse”.

Në gusht të vitit që kaloi, Danimarka bëri të ditur se të paktën një prej fregatave të saj do të pajisej me një radar që i mundëson të kontribuojë në mbrojtjen raketore të NATO-s.

Në një koment të botuar në gazetën daneze Jyllands Posten të shtunën, ambasadori rus Mikhail Vanin shkruante se nuk mendonte që danezët kuptonin plotësisht pasojat e bashkimit në mburojën raketore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse kjo ndodh, luftanijet daneze do të shndërrohen në shënjestra për raketat bërthamore ruse”, shkruante ai. Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Martin Lidegaard tha se këto deklarime të Vaninit ishin të papranueshme. “Rusia e di fare mirë se mburoja raketore e NATO-s është për qëllime mbrojtëse dhe nuk drejtohet nga ata (rusët)”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?