FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

DASH: Hillari s’ka zbatuar rregullat si Sekretare e Shtetit

Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Hillary Clinton, nuk ka zbatuar rregullat e departamentit të shtetit në lidhje me përdorimin e adresës private elektronike në çështjen e shumëpërfolur të e­maileve.

Ky është konkluzioni i Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Shtetit.

“Minimumi që duhet të bënte është të dorëzonte të gjitha e­mailet që kishin lidhje me çështjet e departamentit, përpara se të largohej nga detyra si sekretare e shtetit amerikan, por ajo nuk e bëri këtë duke mos respektuar rregullat e brendshme “­ shkruhej në raportin e inspektorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë raport gjithashtu shkruhej se sekretari aktual i shteti John Kerry, por edhe paraardhësit e Clinton në këtë post Collin Powell dhe Condoleca Rice u morën në pyetje në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që vetë kandidatja për president nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara inspektorit të përgjithshëm, referuar Koha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Clinton është kritikuar ashpër për përdorimin e adresës personale elektronike për çështje pune në periudhën kur shërbente si sekretare e shtetit amerikan, pra nga viti 2009 deri në vitin 2013. Byroja Federale po heton nëse Clinton ka thyer apo jo ligjin në momentin kur ka përdorur serverin e shtetit nga banesa e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?