Debati për emigrantët, zyra e kryeministrit britanik: Britania ka marrëdhënie të fortë me Shqipërinë
Pas debatit për emigrantët shqiptarë në Britani ka reaguar zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak.
Në reagim thuhet se Britania ka marrëdhënie të fortë me Shqipërinë.
“Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve”, ka thënë zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak, duke shtuar: “Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta.
KOHA JONË SONDAZH

