Debati televiziv në Britani – Boris Johnson nuk ka konkurrentë. Kërkon daljen me çdo kusht
Pesë kandidatët që po garojnë për Kryeministër në Britani, u përfshinë në një debat televiziv këtë javë, pasi kandidati kryesor Boris Johnson fitoi 40% të votave gjatë raundit të dytë, duke premtuar daljen nga Bashkimi Europian më 31 Tetor. Johnson, që është ikona e fushatës së Brexit në referendumin e 2016-ës, fitoi 126 vota nga 313 në total, dhe do të shkojë në raundin e tretë në mes të Javës me 4 kandidatë të tjerë që fituan 33 vota e sipër.
Gjatë debatit, Johnson përsëriti premtimin e tij se do të nxjerrë Britaninë jashtë Bashkimit Europian më 31 Tetor, duke thënë se është përgatitur për daljen pa marrëveshje. “Ne duhet të dalim më 31 Tetor, për shkak se nëse kjo nuk ndodh, do përballemi me një humbje katastrofike të besimit në politikat tona,” tha Johnson.
Ndërkohë që Johnson është shumë përpara kandidatëve të tjerë, gara vazhdon për vendin e dytë, ndërkohë që Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt, Sekretari i Mjedisit Michael Gove, Sekretari i Zhvillimit Rory Stewart dhe Sekretari i Brendshëm Sajid Javid, po përpiqen të tregojnë se janë konkurrentë të ashpër. Pesë kandidatët do të përballen me votime, deri sa gara të zvogëlohet në vetëm 2 kandidatë, që do të zgjidhen nga partia Konservatore. Një Kryeministër do të zgjidhet deri në fund të Korrikut.