Dështon grushti i shtetit në Etiopi, vriten katër ushtarë

Një grusht shteti i dështuar në qeverinë e shtetit rajonal të Amhara të Etiopisë, çoi në vrasjen e katër personave, duke përfshirë shefin e Shtabit të Ushtrisë së Etiopisë dhe kreun e një rajoni të rëndësishëm, ka konfirmuar të dielën zyra e kryeministrit Abiy Ahmed.

Sipas mediave të huaja, incidenti filloi të shtunën në mbrëmje në Bahir Dar, kryeqyteti i Amhara, ku presidenti i rajonit Ambachew Mekonnen dhe këshilltari i qeverisë rajonale të Amhara Ezez Ëassie u vranë nga të shtëna me armë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Prokurori i Përgjithshëm Rajonal, Migbaru Kebede, pësoi lëndime të rënda dhe po pëson trajtim mjekësor, tha zyra e Kryeministrit. Ndërkohë në kryeqytetin e vendit Addis Abeba, Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Seare Mekonnen, si dhe gjenerali në pension Gezai Abera u vranë në shtëpinë e Seare nga truproja e tij, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Seare ishte duke koordinuar një përgjigje ndaj sulmit në Amhara kur u vra, tha sekretari i shtypit i kryeministrit Billene Seyoum për CNN të dielën. Abiy fajësoi përpjekjen e grushtit të shtetit në një gjeneral brigade me emrin Asaminew Tsige dhe të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?