Dolen pozitiv ndaj testit të alkoolit, arrestohen dy pilotët në Glasgow
Dy pilotë u arrestuan në aeroportin e Glasgow pak para se të hipnin në një fluturim nga United Airlines për në New York: dolen pozitiv ndaj testit të alkoolit, raporton BBC. Dy pilotet, respektivisht 45 dhe 61 vjeç, u lanë në paraburgim.
Policia konfirmoi që të dy u arrestuan pak para se të hipnin në fluturimin UA162
United tha në një deklaratë se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit të saj janë ” përparësia jonë kryesore” – pilotët u larguan menjëherë nga shërbimi – shtoi United – “dhe ne po bashkëpunojmë me autoritetet”.
Eshtë hera e dytë që pilotet e United Airlines arrestohen, edhe në vitin 2017, dy pilotë të tjerë të kësaj kompanie u arrestuan. Oficeri i parë, Paul Grebenc, 35 vjeç, u dënua me 10 muaj burg. Kolegu i tij Carlos Roberto Licona, 45 vjeç, ka qenë në burg për 15 muaj. Të dy u arrestuan ndërsa përgatiteshin për t’u ngritur nga Glasgow më 27 gusht 2016.
Burimi: TGCOM24
/M.Noka Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

