FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Doll-Gruevskit: Opozita të kthehet në parlament

Kryeministri Nikolla Gruevski paraditen e sotme realizoi takim me njeriun e parë të Partisë më të madhe Popullore Evropiane (EPP), Zhozef Doll, i cili i tha mbështetje të fuqishme Republikës së Maqedonisë dhe shfaqi pritje për kthimin e opozitës së Maqedonisë në Kuvend.

Gjithashtu, Doll në takim ka shprehur vullnet personalisht të angazhohet për mbështetjen dhe për ta ndihmuar Republikën e Maqedonisë në zhvillimin e integrimeve të saj evropiane.

“Në takimin e sotëm me kryetarin e grupacionit më të fuqishëm politik në Bashkimin Evropian, e informova Dollin për gjendjet në Republikën e Maqedonisë, duke i përfshirë edhe gjendjet aktuale lidhur me rastin “Puç” dhe detajet rreth tij. Ai me kujdes ka dëgjuar dhe ka pyetur për disa detaje të caktuara dhe ka shprehur interes të madh. Mendimi i tij është se opozita maqedonase duhet të kthehet në Parlament dhe atje të zgjidhen punët”, theksoi kryeministri Gruevski në deklaratën për MIA-­n pas takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, Zhozef Doll ka ndërmarrë përgjegjësi edhe më tej ta ndjek rastin prej afër, për t’u informuar dhe nëse është e nevojshme edhe personalisht të ndihmojë në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?