Donald Trump: Faucin mund ta shkarkoj pas zgjedhjeve

Presidenti Donald Trump deklaroi në Florida që mund të pushonte nga puna Dr. Anthony Fauci pas zgjedhjeve, duke përshkallëzuar grindjen e tij me ekspertin kryesor të vendit për sëmundjet infektive dhe duke zbuluar në një spastrim të mundshëm të administratës pas 3 nëntorit.

Duke folur pas mesnate pas një dite të plotë fushate, Presidenti po ankohej për mbulimin mediatik të lajmeve të Covid-19 kur turma shpërtheu në një brohoritje “Fire Fauci”, raporton CNN.

“Mos i tregoni askujt, por më lini të pres deri pak pas zgjedhjeve”, u tha Trump qytetarëve në miting. “Unë e vlerësoj këshillën”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump pretendoi që Fauci është “një djalë i mirë, por ka gabuar shumë”. Lideri i Shtëpisë së Bardhë më herët ka pohuar që Fauci kundërshtonte maskën në pandemi, megjithëse në atë kohë administrata ishte e shqetësuar për nivelet e furnizimit të pajisjeve mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se 9.2 milion njerëz në të gjithë SHBA janë infektuar me koronavirus dhe më shumë se 230,000 njerëz kanë vdekur.

Ndërsa Trump dhe Fauci ishin bashkëpunues më herët në pandemi, marrëdhënia e tyre është përkeqësuar ndjeshëm. Fauci ka thënë se ai nuk e informon më Presidentin dhe është zëvendësuar nga Dr. Scott Atlas, të cilit Presidenti i është mbështetur për këshilla për trajtimin e koronavirusit.

Anëtarët e tjerë të task forcës së koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë janë ankuar gjithashtu se Atlas po i siguron Presidentit informacione që nuk janë të shëndetshme shkencërisht dhe po pret ekspertë me pikëpamje të ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?