Dorëheqje në kabinetin e Macron, ikën ministri i Brendshëm Gerard Collomb

Presidenti francez Emmanuel Macron është detyruar të pranojë dorëheqjen e ministrit të tij të Brendshëm, Gerard Collomb.

71-vjeçari Collomb paralajmëroi se pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian do të tërhiqet nga posti ministror dhe se në vitin 2020 do të kandidojë për kryebashkiak të Lionit.

Të hënën Macron refuzoi dorëheqjen e 71-vjeçarit, por pa sukses. Ky i fundit paraqiti sërish dorëheqjen dhe presidenti u detyrua ta pranojë atë. Dorëheqja e Collomb-it erdhi vetëm disa javë pas dorëheqjeve të dy personazheve të njohur të qeverisë së Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?