Duan të dalin nga qyteti, banorët e Wuhan përleshen me policinë

Turma njerëzish të nxehur protestuan pranë qytetit të Wuhanit në Kinë pasi autoritetet ende nuk i lejojnë të dalin në zonat e tjera të vendit. Edhe pse rajonit i është hequr masa e izolimit nga koronavirusi, banorëve ende nuk lejohen të udhëtojnë.

Pamjet tronditëse tregojnë një turmë e cila përmbys një kamion policie mbi urën lidhëse të Wuhanit, Kryeqyteti i rajonit të Hubeit, me Jiangxin

Skenat e dhunshme kanë ardhur si rezultat i një mase të ndërmarr nga autoritetet ditën e shtunë për të lejuar njerëzit nga vendet e tjera të hyjnë në Wuhan, për herë të parë që prej shfaqjes së koronavirusit në muajin dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e shtunë, janë fotografuar qindra njerëz të cilët kanë mbërritur në stacionin hekurudhor, por banorët ende nuk mund të dalin nga qyteti deri më 8 prill dhe një pjesë e mirë e dyqaneve vijonë të qëndrojnë të mbyllura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në videon e postuar në profilin Twitter të Radio e Lirë e Azisë, shihen turma njerëzish të inatosur për shkak të kufizimeve të cilët përballen me policinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?