FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Duhet të vritet Obama”, hetim ndaj ish-punonjësit të Trump

Shërbimi Sekret amerikan ka nisur hetimet ndaj një ish-shërbëtori të Donald Trumpit, i cili kishte bërë thirrje për vrasjen e presidentit Barack Obama.

Anthony Senecal kishte shkruar në Facebook se Obama duhet të varet për tradhti.

Ai gjithashtu kishte shkruar se Obama do të duhej të vritej nga ushtria që në mandatin e tij të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Senecal kishte punuar për Trumpin për gati 30 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ekipi i kandidatit republikan për president ka reaguar shpejt duke u distancuar nga deklaratat e ish-shërbëtorit të miliarderit nga New Yorku, referon Koha.

“Ai nuk është më punëtor i Trumpit. Ne i dënojmë ashpër të gjitha këto komente të tmerrshme të bëra prej tij”, thuhet në reagimin e kampit të Trumpit.

Në SHBA është e sanksionuar me ligj që kërcënimi ndaj presidentit dënohet me burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?