E frikshme/ Aeroplani ndahet në dysh, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën nga përplasja e aeroplanit në pistën e Aeroportit Greenville në Karolinën e Jugut.

Imazhet dramatike e marra nga kamerat e aeroportit tregojnë se si aeroplani është ndarë në dy pjesë vetëm pak momente pas rënies.

Mediat lokale kanë njoftuar se në bord ishin katër persona, dy ekuipazh dhe dy pasagjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikjes, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga aeroplani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?