E frikshme, anija me 25 tonë acid nitrik merr flakë
Një ngjarje e rëndë me dëm të natyrës është regjistruar në Sri Lanka, ku një anije kontejnerësh është përfshirë nga flakë të mëdha, ndërsa për fat të mirë autoritetet vendase kanë arritur të evakuojnë në kohë 25 anëtarët e ekuipazhit.
Anija “X-PRESS PEARL”, me flamur të Singaporit, ishte e ngarkuar me 1486 kontejner me 25 tonë acid nitrik dhe kimikate të tjera. Ajo ishte ngarkuar në portin Hazira në Indi më 15 maj.
Forcat ajrore janë duke vijuar me operacionin e shuarjes së flakëve në anije, duke përdorur helikopterët Bell-212, të cilët janë duke lëshuar pluhur kimik të thatë për të shuar zjarrin. Ndërkohë, qytetarëve u është kërkuar të shmangin qëndrimin në bregdet si dhe të mos prekin mjetet lundruese për shkak të rrezikut të kimikateve.
KOHA JONË SONDAZH

