E njohu online, i moshuari në Greqi dhunohet nga një ukrainase në shtëpinë e tij
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një 73-vjeçar është dhunuar fizikisht nga partnerja e tij ukrainase, pasi i kërkoi kësaj të fundit që t’i jepnin fund “romancës”.
Sipas mediave greke, ata ishin njohur online, dhe pasi kishin filluar të jetonin bashkë, 52-vjeçarja kishte filluar ta “bezdiste” të moshuarin pasi ishte e alkoolizuar.
Kështu, ai i kishte kërkuar asaj që të largohej nga banesa e tij, por këtë vendim ukrainasja nuk e ka pritur aspak mirë, duke iu kthyer e duke e dhunuar me shkelma e grushte, duke e kërcënuar madje se edhe do ta vriste.
Ngjarja është bërë publike, pasi i moshuari i është drejtuar policisë për ta denoncuar. Kur policia ka shkuar për ta arrestuar gruan, ajo iu është kundërvënë edhe atyre fizikisht, aq sa është dashur ndërhyrja e disa peronave për ta neutralizuar.
KOHA JONË SONDAZH

